Haradinaj: Ndihmat grumbullohen në Prizren, ushtria i dërgon në Shqipëri

E publikuar: 27/11/2019 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, dhe nga aty të nisen në drejtim të Shqipërisë.

“Meqenëse interesimi i juaj për të ndihmuar bashkëkombësit në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë do t’ua përcjellë autoriteteve shqiptare për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti”, shkruan ai në Facebook.