Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me vajzën Robin Dole, shqiptaro-amerikanët Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Elmi Berisha dhe të tjerë kanë bërë sot homazhe pranë varrit të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.
Haradinaj ka thënë se Dole ka qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik.
“Bob Dole ishte me ne që nga vitet e hershme të 90-ta, duke qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik. Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare dhe shpresa për suksesin e përpjekjeve tona për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot, në prani të vajzës së Senatorit Dole, Robin Dole dhe mikut të tij Jim Xhema si dhe miqve tjerë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, bëmë nderime pranë varrit të mikut të madh të shqiptarëve, Bob Dole.
Bob Dole ishte me ne që nga vitet e hershme të 90-ta, duke qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik. Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare dhe shpresa për suksesin e përpjekjeve tona për liri.
Vëllezërit e motrat tona në ShBA janë frymëzim për secilën gjeneratë, se si duhet e punohet për kombin nga secili cep i botës. Kontributi i tyre për çështjen shqiptare, Kosovën në veçanti, është i pazëvendësueshëm dhe meriton mirënjohjen dhe konsideratën tonë të përhershme.