Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se disa deputetët të koalicionit PDK-LDK nuk e votojnë marrëveshjen e demarkacionit për shkak të nderit të tyre.
I pari i AKK-së këto komente i bëri në emisionin ‘Argument plus’ të RTV21, ku ndër të tjera tha se disa deputetë të koalicionit nuk po e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sepse nuk po i lejohen nderi i tyre dhe se këto veprime ata nuk po i bëjnë për hatër të askujë mirëpo nuk mund ta votojnë atë.
Tutje, Haradinaj tha as me presion nuk mund të ndryshojë mendimi i deputetëve pasi që këtu kemi të bëjmë me qështjen e territorin të Kosovës ndryshe siç kanë qenë rasti i votimit të presidentit ose Gjykatës Speciale.
Kurse sa i përket ftesës për takim me liderin e Vetëvendosjes, Haradinaj tha se ai mund të takohet me të mirëpo nuk ka më energji të bisedojë për partneritet me Vetëvendosjen duke parë përvojën nga hera e kaluar./21Media