Deputeti Daut Haradinaj ka pyetur Kryeministrin Isa Mustafa për largimin e policisë nga shtëpia e këtij të fundit, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh President. Thotë se Kryeministri duhet të tregojë se kush e shantazhi dhe si ndodhi që ministri i Policisë, duke aluduar tek ministri i Punëve të Brendshme, ia hoqi policinë kryeministrit.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Fol Kryeministër
Kryeministri Mustafa ka kohë që e ka ashpërsuar gjuhën vetëm kundë Opozitës, thua se vetëm ajo po ia rrezikon karrigën! Por ai sikur nuk po ka kurajo të merret me të vetët të cilët në ditën e votimit të presidentit, ia hoqen policinë nga roja përsonale e shtëpisë. Ndoshta Kryeministri duhet të tregoi se kush e shantazhoi dhe si ndodhi që ministri i policisë që është nga partia e tij, ia hoqi policinë atij, edhe pse kjo është normativë shtetërore. Fol Kryeministër!!!
S’ka dilemë se askush nuk i perkrahë sulmet në familje, por nga Policia e Kosovës po ruhet cuca e kuca a jo edhe shefi i qeverisë. Bomba e vetme në Kosovë është “zajednica” dhe Demarkacioni!


















