Haradinaj: Mos e thelloni krizën

25.02.2016 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj: Mos e thelloni krizën

Kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se insistimi i Qeverisë aktuale për ta vazhduar punën është duke e thelluar edhe më shumë krizën politike në vend.

Ai ka thënë se opozita ka filluar metodën e re të kundërshtimit 24 orësh të Qeverisë për shkak të mosreflektimit të kësaj të fundit.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Haradinaj ka vlerësuar se ky koalicion qeverisës po krijon vonesa për një fillim të ri të mbarë për Kosovën. “Mungesa e reflektimit dhe insistimit për të vazhduar është duke e thelluar më shumë krizën politike në vend dhe po ia vonon Kosovës mundësinë për t’u nisë së mbari. Ne po e vazhdojmë këtë kundërshtim, kurse përjashtimi i deputetëve në seancën e fundit ka qenë joligjor, sepse përjashtimi i deputetëve duhet të bëhet ose prej seancës, ose prej Kryesisë së Kuvendit, e jo nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, subjektet politike opozitare nuk do të largohen nga sheshi para institucioneve qendrore deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja. “Deri në dorëheqje të Qeverisë apo në shpalljen e zgjedhjeve ne do të jemi në shesh dhe nuk do të tërhiqemi. Ky është një epilog i logjikshëm i gjithë këtij angazhimi kundërshtues opozitar, jo vetëm i forcave politike opozitare, por edhe të qytetarëve të shqetësuar për gjendjen aktuale në vend. Ne jemi aty deri në shpalljen e zgjedhjeve apo dorëheqjen e Qeverisë”, është shprehur Haradinaj.

Kreu i AAK-së nuk beson se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, do të mund të zgjedhet president. Ai shpreson se do të ketë deputetë nga LDK-ja dhe PDK-ja që nuk do ta bëjnë kuorumin për t’u mbajtur seanca për presidentin. “Në këtë rast, shpresoj se z. Thaçi nuk do të zgjedhet president.

Besoj se në koalicionin qeverisës ka plotë deputetë të vetëdijshëm të cilët vlerësojnë se nuk është shërbim i duhur për Kosovën zgjedhja e tij (Thaçit) president në këto rrethana”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se bërja e kuorumit në këtë seancë është votë për Thaçin president dhe thëllim i krizës për Kosovën. “E rëndësishme është të mos bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Bërja e kuorumit për z. Thaçi është votë për të. Të gjithë ata deputetë që marrin pjesë në seancë, qoftë duke u shpall kandidatura të dikujt si pretekst për të qëndruar në seancë, janë lojëra që vërehen dhe që kanë të bëjnë vetëm me bërjen e kuorumit për president. Bërja e kuorumit është votë për z. Thaçi dhe është thëllim i krizës për Kosovën”, ka thënë lideri i AAK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre