Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tash është është momenti më i mirë “për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi me qytetarë në Komunën e Klinës.
I pari i AAK’së ka thënë edhe se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës.
“Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
I nderuar sot në mesin e qytetarëve të Klinës, në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët, i cili ka hyrë në javën e dytë.
Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Gjithashtu vlerësuam se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës.