Deliu: S’ka marrëveshje PAN e AKR

E publikuar: 03/09/2017 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas raportimeve se deri tani është arritur një marrëveshje në mes PAN dhe AKR për bashkëqeverisje, Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarë të PDK-së, ku Blerta Deliu ka thënë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete të këtyre subjekteve.

Me arsyetimin se gjenden në pushime, Deliu në prononcimin e saj për klankosova.tv, ka thënë nuk është në dijeni në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme teksa shtoi se pritet që PDK nesër të ketë takim me kryesinë ku mund të kuptohen detaje të tjera.