Kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 34 pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.Së bashku po e ndërtojmë të ardhmen, rrugën e sigurt të Kosovës drejt NATO-s”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

















