Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke e akuzuar atë edhe për sjellje anti shtetërore.
Ai ka thënë se me Kurtin as President nuk pranon të bëhet pasi që ai sipas tij ka poshtëruar mësimdhënësit, sindikatat dhe policinë e Kosovës.
‘’Ma përpara e pranoj statusin e veteranit, veç me mbet veteran i UÇK-së qatyne që ua ka mohu rrogën se sa me u bë president me kta[Kurtin]. As një post, asnjë çmim që ma ndërron qëndrimin. Nuk e tradhtoj vendin, pra nuk e tradhtoj Kosovën. Tradhti është për mu nëse bashkëpunoj me këtë njeri i cili e largon Kosovën nga Amerika që bënë veprime të tilla çfarë bënë që sjellët si është sjellë me mësimdhënësit…unë kurrë nuk ja fali që na i ka mbajt fëmijën mbi 30 ditë në shtëpi për 50 euro edhe i ka trajtu aq keq sindikatat e mësimdhënësit…’’, ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj ka thënë se nuk do ja fal as për ‘’FIT-in që i ka pru para derës së qeverisë’’ pas përballjes së tyre në Banjskë dhe luftimit të terroristëve atje.
‘’Kjo është poshtërsi ju lutna, ky njeri duhet me shku’’, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.