Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se gjatë takimit me diplomatët bbelgë u diskutuan cështje e rajonit ku sipas tij u diskutua edhe mundësia që Kosova
të jetë faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.
Ja postimit i tij i plotë
Pata kënaqësinë të pres sot Ambasadoren e Belgjikës, rezidente në Sofje, znj. Anick Van Calster, e cila ishte e shoqëruar nga ushtruesi i shefit të misionit të Zyrës Belge në Kosovë, z. Jean-François Brackman.
Me diplomatët belgë biseduam së afërmi për zhvillimet në rajon, rolin e vendit tonë në kuadër të tyre, dhe mundësitë që Kosova të jetë faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.
Biseduam edhe për hapat që duhet ndërmarrë dhe angazhimin e shtuar në synimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe të vendeve evropiane, në të cilin kuadër është shumë e rëndësishme mbështetja e vendit mik, Belgjikës.
RH