Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur gjatë një konference për media lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Ai ka mohuar se ka pasur kërkesa nga ministri për Kthim dhe Komunitete, nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq për shkarkim të askujt.
“Kom pas konsulta me Jevtiq, por nuk ka kërkesë për shkarkim të ministrit. Nuk kam diçka në plan konkret”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka mohuar që mbrëmë ka vizituar veriun e vendit, raporton Indeksonline.
“Në veri s’kam qenë mbrëmë por është keqkuptuar, unë isha në të kaluarën. Me veriun po komunikojmë rregullisht”, ka theksuar Haradinaj./indeksonline/