Haradinaj mbrëmë ndoqi koncertin e Rita Orës, sot mungoi në interpelanca

E publikuar: 04/06/2018 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në koncertin e Rita Orës nuk ka munguar as kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Shqiptarja. Ai kishte vendosur ta ndiqte koncertin nga një pikë kyçe e qytetit, nga ajo e tarracës së Bashkisë së Tiranës.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Haradinaj ka ndarë me miqtë e tij emocionet nga performanca e këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.

“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë me krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”- është shprehur ai.

Sot sipas rendit të ditës të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj duhej të kishte dy interpelanca:

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

Por me arsyetimin se ai mungonte, ato u shtynë për një afat tjetër.