Ramush Haradinja u shpreh se është i habitur dhe ofenduar me sjelljen e autoriteteve sllovene.
Ramush Haradinja ka folur për Klan Kosovën nga Lubjana.
Tha se ndodhet në hotel, se i është marrë pasaporta dhe se po pret procedurat tjera. Tha se i është kërkuar që të mos e lëshoj Slloveninë, por se nuk i kanë treguar se sa do të zgjasin këto procedura.
Ai u shpreh se është i habitur dhe ofenduar me sjelljen e autoriteteve sllovene derisa tha se për këto sjellje jo të mira ka folur edhe me autoritetet atje, transmeton Klan Kosova.