Haradinaj: Linja ajrore dhe hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit

E publikuar: 30/01/2020 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore, për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkërendim të veprimeve të të gjitha palëve të involvuara në këto procese.

Haradinaj ka thënë se është e rëndësishme të theksohet se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit, por edhe në interes të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë”.