Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vizat nuk do të varen nga Demarkacioni.
“Nesër Qeveria e voton komisionin për Demarkacion. Që nesër fillojmë me punë, për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim – kjo temë nuk po rrinë në sirtar”.
“Brukseli e vlerëson se kjo teme është në proces, dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit”.
“Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.
Kështu ka thënë Haradinaj para të pranishmëve dhe mediave në hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.



















