Haradinaj: Lëvizjet e majta e kanë përkahur Millosheviçin

E publikuar: 23/09/2017 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj indirekt e ka akuzuar Vetëvendosjen se ka dalë në krah të mbështetësve të Sllobodan Millosheviçit.

Ai në një tubim në Prishtinë ka thënë se të majtët kanë përkrahur regjimin e Millosheviçit në Kosovë.

Ramush Haradinaj, edhe pse nuk e përmendi emrin e VV-së, ka thënë se dikush në Kosovë është renditur me ata që dikur ishin në krah të Sllobodan Millosheviçit, i cili kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, shkruan Lajmi.net.

Por, e ka arsyetuar qëndrimin e disave për t’i përkrahur majtistët në Gjermani, duke thënë se kanë marrë përkrahje nga adresa të dyshimta dhe ka hyrë borxh ndaj tyre.

“Lëvizje e majta kanë përkrahur Millosheviçin. Kanë hy borxh në adresa të gabuara. Kanë marrë përkrahje prej qendrave të gabuara”, ka thënë Haradinaj.