Haradinaj: Labinot Bislimi është njeriu i duhur për ta udhëhequr Vitinë

E publikuar: 27/09/2025 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Vitisë, Labinot Bislimi, gjatë një vizite në qytet, ku u prit nga qytetarë dhe përkrahës të shumtë.

Haradinaj tha se Vitia, një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, ka vuajtur nga neglizhenca e pushtetit lokal ndër vite, por tani është koha për ta kthyer në shembull zhvillimi për të gjithë Kosovën.

Duke vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e Labinot Bislimit, ai theksoi:
“Labi nuk e ka braktisur kurrë qytetin e tij, edhe pse ka studiuar në Francë dhe ka përvojë ndërkombëtare. Ai nuk flet vetëm për ndryshim – ai ka plan konkret për ta ndërtuar Vitinë e së ardhmes.”

Ndër prioritetet e Bislimit, Haradinaj përmendi funksionalizimin e liqeneve për ujë të pijshëm, reforma në arsim, menaxhim të mbeturinave me riciklim, infrastrukturë moderne dhe më shumë gjelbërim për qytetin.

“Më 12 tetor, Voto 174 – Dritë për Vitinë!”, përfundoi Haradinaj, duke u shprehur i bindur se qytetarët do të zgjedhin një drejtim të ri e të sigurt për të ardhmen