Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje së udhëhequr nga Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është “argat i Serbisë dhe Rusisë”.
“Sa i përket qeverisë unë jam i bindur, kushdo që ndihmon, pra Kurti III është argat i Serbisë e Rusisë. Këtë nuk e ndryshoj. Është serioze”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

















