Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, se do të pezullohen nga paga ata që kanë marrë pjesë në greva.
Me këtë rast, Haradinaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë atij “të ndalojë” ose në të kundërtën “do të ndalohet”.
Ai tha se Kurti është duke e shkatërruar me themel vendin.
“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti. Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!? Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?” – tha Haradinaj.