Haradinaj-Kurtit: Mos bëj gabime që nuk të shkojnë për shtati

E publikuar: 08/06/2018 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në pikën e interpelancës lidhur me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haradinaj ka reaguar ndaj Kurtit, i cili i bërë një krahasim Qeverisë Haradinaj me atë të Maqedonisë, raporton Indeksonline.

“Po i bën disa gabime që nuk po të shkojnë për shtati, s’mund të krahasosh qeverinë Haradinaj me atë Gruevski, mos bëj këso gabime. Nëse unë dua të shkoj në Evropë nuk shkoj majtas, por shkoj drejt”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, qeveria aktuale është shumë e interesuar që t’i ofrohet Bashkimit Evropian.

“Agjendën evropiane e kemi në platformën tonë, shko pyeti evropianët a është e fokusuar kjo qeveri në agjendën evropiane . Po punojmë të shkojmë ka statusi i kandidatit, kur është një kohë ideale për të, prandaj na nevojitet ndihma juaj”, ka theksuar Haradinaj.

Madje, në një moment shefi i ekzekutivit ka treguar një sekret nga takimet që kishte me përfaqësues të BE-së, të cilët ishin ankuar për mosdijen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ata të BE-së kur kanë ardh e janë taku me deputetë kanë thënë se deputetët nuk kanë lidhje se çka po ndodh me BE-në. Më kanë thënë shkoni punoni me deputetë se nuk po e përcjellin agjendën tuaj”, ka shtuar Haradinaj.

Ai në fund të fjalimit tha se është e vërtet që Kosova ka probleme me rendin dhe ligjin, si dhe me shumë gjëra tjera. /Indeksonline/