Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Haradinaj tha se Kurti po kërkon shpëtim tek kriminelët në veri.
“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se shkarkimi i Kurtit dhe Qeverisë është urgjencë kombëtare.
“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti”, tha ai.