Haradinaj kujton Rugovën: Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë brenda vendit!

E publikuar: 02/12/2025 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova me rastin e datës së lindjes së tij. Haradinaj e ka quajtur Rugovën si bashkëpunëtor të ditëve të vështira.

“Me Presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare.
Urime ditëlindja, President.” – shkroi Haradinaj në Facebook.