Haradinaj kujton heroinën Fetnete Ramosaj: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike

E publikuar: 05/04/2025 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Fetnete Ramosaj në 6-vjetorin e vdekjes së saj, shkruan InfoSot.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka.

Postimi i tij:

Në 6-vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me nder heroinën Fetnete Ramosaj. Zëri i UÇK-së, mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë, trimërisht deri në frymën e fundit.

Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka.

Krenari e mirënjohje!