Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kujtim dhe nderim të heroit të Kosovës, Shaban Viqa në 14-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj ka thënë se Shaban Viqa tërë jetën e tij ia kushtoi Atdheut.
“Kujtimi për sakrificën e heronjve i jep kuptim lirisë që gëzojmë sot. Në 14-vjetorin e vdekjes, sot nderuam Heroin e Kosovës, Shaban Viqa-Baci. Shaban Viqa, tërë jetën ia kushtoi atdheut. Aktivitetin e tij në shërbim të kauzës për liri e filloi që nga lëvizjet e hershme kundër okupimit e deri tek betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Viqa ishte njëri ndër protagonistët e Betejës së Jezercit dhe shumë beteja tjera të UÇK-së.
“Ishte njëri ndër protagonistët kryesor të Betejës së Jezercit dhe në shumë beteja triumfale të UÇK-së, për të vazhduar aktivitetin e tij në shërbim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni e Luginë të Preshevës. Lavdi e perjetshme jetës dhe veprës se Heroit të Kombit Shaban Viqa-Baci!”, është shprehur Haradinaj.