Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e ambasadës së Kroacisë me rastin e marrjes së kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së nga Kroacia.
Kroacia ka marrë kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, ambasada e Kroacisë në Kosovë dhe Zyra e BE-së, kanë organizuar një pritje, shkruan lajmi.net.
Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shkruar se ambasadores, Danijela Barishiq, i ka kërkuar që Kroacia, të angazhohet në proceset jetike të Kosovës e sidomos në procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Sot, mora pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë dhe Zyra e Bashkimit Evropian me rastin e marrjes së kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së nga Kroacia.
Ambasadoren kroate, Danijela Barišić, e falënderova për përkrahjen e vazhduesme të Kroacisë dhënë Kosovës përgjatë gjitha etapave të konsolidimit të shtetit, dhe shpreha dëshirën që si shtet mik, Kroacia këto gjashtë muaj të bëhet zë i yni në shtyrjen përpara të proceseve jetike për vendin, me theks të veçantë në procesin e stërvonuar të liberalizimit të vizave.















