Haradinaj kritika për Qeverinë: As mafia energjetike s’e ka pritur këtë shtrenjtim të rrymës

E publikuar: 18/01/2022 02:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti për aprovimin e propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasur dilemma që gjithçka për çfarë ka qëndruar Lëvizja Vetëvendosje dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje.

“Ata që nuk na besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre muajin e parë pas aplikimit të tarifave të reja. Çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9% por është rritë aq sa as mafia energjetike nuk e ka prit. Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e Vetëvendosjes mund të mburret se po redukton shpenzimet e administratës publike, por se kjo Qeveri po godet mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha.

“Ju qeveri e VV-së mbase mund edhe të mburreni se po reduktoni shpenzimet e administratës publike e bile edhe në kuvend ju mund të pini ujë nga ujësjellsi por ju po goditni në mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha. Jo veq 100 milion euro taksa të qytetarit por shumë më shumë keni shpenzuar për energji këtë gjysmë dimri sepse jeni të paaftë dhe prireni nga mashtrimi”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Çmimi i mashtrimit