Haradinaj: Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt

E publikuar: 29/03/2018 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë raportimet e mediave se mbrëmë ka qenë në veri.

Haradinaj tha se Lista Serbe nuk ka dhënë dorëheqje dhe sipas tij ka lënë mundësi për dialog ndërsa tha se Lista Serbe nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Kryeministri tha se shqiptarët nuk e kanë në traditë që të poshtërojnë askënd.

Duke e quajtur aksionin e së hënës si veprim në bazë të ligjit Haradinaj tha se është pak e palogjikshme policia ta rrah ministrin e vet duke aluduar në Nenad Rikallon.

Haradinaj tha se ende nuk kanë arritur të hyjnë në temën e Asociacionit pasi që nuk ka mundur të merret me to për shkak të punëve

Si kryeministër ai tha se atë ditë ka folur vetëm me Dalibor Jevtiq duke shtuar se nuk është në dijeni se dikush ka folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Haradinaj është i lumtur që ngjarja e së hënës është mbyllë pa viktima euforia e fitoreve nuk u shkon shteteve e njerëzve serioz.

Haradinaj nuk ka komentuar kur u pyet nga gazetarët për ndikimin e Rusisë në agjendat e Serbisë duke thënë se ato janë agjenda të tyre.

Por ai tha se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. “Kosova ekziston nuk mund të ç’bëhet për hatër të kurrkujt. Është e pamundur qe dikush me kontestu atë”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha se një Kosovë mund të vijë sa herë të dojë edhe presidenti i Serbisë por vetëm që duhet të sillet sipas ligjit.

Ndërsa paralajmëroi se në rast se nuk do të vepronin sipas ligjit, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni ose ministri i Brendshëm Flamur Sefaj nuk do të kishin vend./RTK/