Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në fillim të fjalës së tij në Manifestimin e opozitës i ka uruar të gjithë shqiptarët, me rastin e festës së Flamurit.
“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se ne jemi evropiane dhe e nderojmë mikun tonë, Amerikën.
“Pse Kosova sot është kështu, kaq e lodhur, me këtë ekonomi dhe me gjithë këtë potencial. Dhe kjo për shkak të pushtetit”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Sot, kemi ardhur t’i themi jo pushtetit për marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi.
“Kosovën e kemi zhvilluar bashkë. Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, e të gjithë komuniteteve të saj, por Kosova nuk është e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se jemi bashkuar kundër të ligut dhe kundër të keqit