Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontratës për objektin e AAK-së

E publikuar: 18/03/2024 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se kontrata e qeras për objektin e subjektit të tij është shkëputur.

Kështu bëri të ditur ish-kryeministri përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë, Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor”.