Haradinaj kërkon të njoftohet për çdo vizitë jashtë vendit të ministrave dhe stafit

E publikuar: 29/05/2018 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka lëshuar një urdhëresë për kabinetin e tij qeveritar dhe vartësit e tyre që ta lajmërojnë atë për çdo vizitë që e bëjnë jashtë vendit.

“Ky është një urdhër i lëshuar nga unë sot dhe ka hyrë në fuqi sot. Vendosa një rregull të tillë, sepse është në nderin tonë, të ministrave. Vendosja e një rregulli të tillë edhe për stafin e juaj, pra është ndihmesë për secilin prej juve, mirëpo në të njëjtën kohë edhe ndihmesë edhe për këtë qeveri”, tha Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

“Do ta vendosi një pikë të rregullt në Qeveri për raportimin e Ministrave për vizitat e jashtë vendit ku keni qenë, sa veta etj. Nëse ka raste p.sh Policia apo AKI, atëherë e diskutojmë paraprakisht. Çdo vizitë që bëhet me pare të popullit, dojmë me ditë përpara edhe pastaj çfarë ka ndodhë”, shtoi ai.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, kërkoi që çdo ministri të raportojë për udhëtimet e stafit përkatës jashtë vendit.

“Kjo duhet të vendoset edhe në çdo ministër, që të bëhet raportim. Nëse ne raportojmë ne në Qeveri, te Kryeministri, edhe stafi duhet të na raportojë ne”, tha ministri Yagcilar.