Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat” në RTK, deklaroi se kanë pasur një konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtuar këtë në masën e mjaftueshme.
“Pra me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për të propozuar kryeparlamentarin është vetëm e PAN-it dhe mendoj se VV e LDK, kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha Haradinaj.
Sipas tij, sado që e vonojnë PAN-in, prap do të humbin kohë, sepse vetëm PAN-i mund të propozoj kryeparlamentarin dhe se vota vetëm është simbolike, sepse kjo është e paraparë me një drejtim.
Haradinaj tha se LVV e LAA e kanë frikën se nëse kalon kryeparlamentari, Qeveria i ka menjëherë votat.
“Pra nuk e shoh arsyen me tregu një fuqi të numrave me kryeparlamentarin. Unë e di se Qeveria do të vijë sepse, nuk mund të vazhdojë kjo logjikë pa kufi. I kam parë edhe deputetët që janë ndje keq me këtë reagim të tyre”.
















