Haradinaj: Kam dëgju që ka përpjekje për një kandidaturë unifikuese për kryeparlamentare

E publikuar: 03/05/2025 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson sot që të zgjidhet kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se shpreson që të ketë një kandidaturë të re nga LVV-ja.

“Po shpresojmë të kem një kandidat unifikues. Që të ndodhë një propozim i ri. Shpresoj që ta votojmë sot kryetarin/kryetaren”, ka thënë Haradina

Ai ka thënë se ka dëgjuar se ka përpjekje për të gjetur një kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit.

“Kam dëgju disa mundësi, ndoshta s’ka ardhë dita ende, por kam dëgju që do të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese”, ka thënë Haradinaj.