ideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë me një deklaratë pas protestës së djeshme. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, që siç ka thënë t’i bashkohen ndryshimeve në vend.
Deklarata e plotë e Haradinajt:
Protesta e djeshme madhështore dhe paqësore në vete përmban disa mesazhe.
I pari dhe më i rëndësishmi është se qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë që të vazhdojnë ta tolerojnëshkeljen e Kushtetutës dhe indiferencën ndaj integritetit territorial, keqqeverisjen, nepotizmin, korrupsionin dhe papërgjegjësinë institucionale.
Ata, po ashtu, treguan se ky është vendi i tyre dhe aktivisht dëshirojnë ta ndërtojnë të ardhmen e vet.
Protesta e djeshme tregoi se qytetarët e Kosovës e duan demokracinë e vet dhe, përkundër çfarëdo vështirësie, besojnëse demokracia do të funksionojë në Kosovë.
Unë jam ndier i lumtur dhe krenar me popullin e Kosovës, edhe pse e di se ende na pret rrugë për ta bërë Kosovën ashtu siç duhet.
Integrimi në Unionin Europian dhe në NATO është caku i popullit tonë dhe ne të gjithë duhet ta kemi të qartëse angazhimi i secilit prej nesh ështëi domosdoshëm.
Unë sot i thërras të gjithë qytetarët e Kosovës, e thërras shoqërinë civile, botën akademike dhe të gjithë veprimtarët e hershëm dhe aktual, të cilët janë angazhuar me vite e dekada që Kosova të arrijë këtu ku është, që edhe njëherëta japin kontributin e tyre për zhvillimin e demokracisë sonë dhe arritjen e synimeve madhore për shtetin tonë. Sot duhet qëtë gjithë njerëzit të angazhohen, jo vetëm me zemër, por edhe me mendje!
Unë jam i vetëdijshëm se askush dhe asgjë nuk është perfekte në Kosovë. Por, sot është koha që të bëhet dallimi. Jam, po ashtu, i vetëdijshëm se ashtu siç nuk ka ndodhur askund më parë, as në Kosovë nuk do të ndodh që në një ditë të vetme të zgjohemi dhe gjithçka të jetë në rregull përnjëherë. Por, dështimi për ta kuptuar se ndryshimi sot do të jetë një hap i madh drejt asaj dite, do ta lë vendin edhe për një kohë të gjatëpa shpresë dhe në agoni.
Ju ftoj të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike ose ideologjike, pavarësisht paragjykimeve apo historive personale, që të bëheni pjesë e ndryshimit pozitiv në Kosovë.
Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së