Haradinaj jep dorëheqje nga Komisioni për Punë të Jashtme

E publikuar: 08/09/2015 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së, njëherit deputet dhe anëtar i Komisionit për Punë tëJashtme i Kuvendit të Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje nga ky komision.

Haradinaj ka deklaruar se ky komision është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zëvendës kryeministrit Thaci, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë.

“Meqenëse në disa raste, ky komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumenta të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij” thuhet në njoftim të AAK-së,