Ani pse mori 18 plagë në trup gjatë kohës së luftës, ish-komandanti i UÇK-së ka arritur që t’i shpëtoj dhe të jetoj me to.
Bujar Haradinaj në një intervistë dhënë për emisionin “n’Demos” ka treguar se është ushtari me më së shumti plagë në Zonën e Dukagjinit.
“Unë i kam 18 plagë, në një pjesë të tyre vazhdojnë të jenë pjesë të granatës, disa janë shëruar, nuk kam pasur ndonjë thyerje kah eshtrat, plagët kanë qenë kryesisht në pjesën e mishit, por po i përballoj, për së gjalli nuk ka ndonjë ushtar tjetër me një numër të tillë të plagëve, pra jam ushtari më i plagosur në Dukagjin”, është shprehur ai.
Aktivitetin ushtarak, Haradinaj e kishte filluar qysh në vitin 1995, e që nga ajo kohë, angazhimi drejt lirisë ishte i pandalshëm.
Ky ka treguar edhe lidhjen e veçantë që e kishte me heroin e kombit, Luan Haradinaj për të cilën mund ta mësoni në videon më poshtë.