Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre drejtuar presidentes, Atifete Jahjaga, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi ka kërkuar pezullimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin e kufirit.
Kërkesa për pezullimin e nismës thuhet të jetë bërë për shkak të korruptimit të procesit. /Telegrafi/