Haradinaj: I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK

E publikuar: 30/11/2022 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga vrasja që ka ndodhur gjatë kësaj pasditeje, ku dyshohet se një burrë ka vrarë një grua në oborrin e Gjinekologjisë.

Haradinaj ka thënë se duhet mobilizim i madh në të gjitha nivelet, që tragjedi të tilla të parandalohen.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vetë logjikën njerëzore”, ka shkruar Haradinaj.

“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i yni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.