Kryetari i AAK’së e ka quajtur joserioz kryeministrin Albin Kurti. Thotë se kriza energjetike u paralajmërua gjatë verës, dhe se ishte Kurti ai që nuk mori masat e duhura.
Komentet Haradinaj i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Katër ditë para se me ra blloku B, i thojsha në parlament: “Shko mërdhije naj ministër pak”. Me pas shku naj ministër me qarkullu andej, ndoshta s’kish ra blloku”, thotë Haradinaj.
Pse ka ra B’ja?
“Nuk bjen B’ja se KEK’u është i papërgjegjshëm. Por bjen B’ja kur t’i fare s’i përkrah. Kur nuk shkon me i pa, kur nuk shkon me u ndihmu, me ju dhanë asistencën e duhun në kohë emergjente”, thotë Haradinaj.
“Kam shkuar në KEK edhe në 2 të natës edhe në 6 të mëngjesit dhe kam qëndruar me ta gjithë ditën. ”, shpjegoi ai.