Ramush Haradinaj, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me Liderin e Lëvizjes Vetëvendosje i janë drejtuar kuvendit për t’i dërguar brenda dosjet e peticionit që qytetarët e kanë nënshkruar kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, por atyre ua kanë zënë pritën pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit, duke mos i lejuar që të hyjnë brenda, njofton Klan Kosova.
Mirëpo Ramush Haradinaj, u shmanget pjesëtarëve të sigurisë dhe së bashku me dosje futet brenda.
Por është bashkëbiseda me njërin prej anëtarëve të trupës së sigurimit ajo e bën diferencën nga herat e tjera kur Haradinaj ka hyrë në Kuvend.
Ai ka përdorur fjalë jo fort të hijshme me punonjësit e njërit prej tyre i thotë “Ik, shtyju, budalla”.



















