Haradinaj i ashpër me Kurtin: Është argati më i mirë i Putinit, ShBA-të e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me mua

E publikuar: 19/03/2024 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Haradinaj i ashpër me Kurtin: Është argati më i mirë i Putinit, ShBA-të e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me mua
“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit”

Nga
Altin Krasniqi
19 Mars, 2024, 23:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryeministri, Albin Kurti, është “argat” më i mirë dhe se punon me “agjendë” të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar Kurti duke thënë se duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.

“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit me vanu përmbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan’. Kurti është në shërbim të Putinit”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë në RTV21.

“Dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se s’jemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon rusit dhe armiqve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aleatët tanë që ta kuptojnë se ndërkombëtarët sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti”, ka theksuar i pari i AAK-së.

Ndryshe, siç kritikon Kurtin, Haradinaj thekson se ShBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.

“Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im qëndrueshmëria, angazhimi”, ka shtuar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj është shprehur i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partnerë i Kosovës nuk ka mos besim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mos besim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.