Haradinaj: Gjykata Kushtetuese ia ktheu borxhin PDK-së (Video)

E publikuar: 15/04/2015 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshirë të eskalojë situata, ishte komenti që erdhi pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me protestat e 18 prillit, nga Visar Ymeri i Vetëvendosjes e Ramush Haradinaj i AAK-s.

Ymeri është zotuar se protesta ka me qenë paqësore, duke thanë se kërkesat janë të qarta.

Por, ai që është habitur me komentet e Thaçit, është Ramush Haradinaj. Sipas tij, zëvendëskryeministri po paragjykon për rrjedhën e protestës, duke e cilësuar këtë gabim të madh të një zyrtari të lartë shtetëror e kryetari të një partie.

Ymeri e Haradinaj e komentuan edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale. Haradinaj tha se Gjykata Kushtetuese ia ktheu borxhin PDK-së.
“Po ia kthejnë borxhet njëri-tjetrit”, ka thënë ai. /Rrokum/