Haradinaj: Gjatë mandatit tim do ta “shërojmë” shëndetësinë në vend

E publikuar: 29/05/2017 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku është pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për shumë tema, ndërsa ka cekur se nën qeverisjen e tij synim do të jetë ‘shërimi’ i shëndetësisë.

Po ashtu, ai ka thënë se synojnë që të ngrisin bashkëpunimin në mes të fakultetit dhe QKUK-së.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan mocionin e mosbesimit për qeverinë, të votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.