Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë të Ferizajit.
Ai tha se kanë diskutuar për shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve atje.
“Ferizaji na priti me një ide të qartë: Kosova duhet të lëvizë përpara. 🪽 Krah qytetarëve, krah kandidatëve për deputetë nga Ferizaji dhe krah çdo njeriu që beson në ndryshim, u mblodhëm në takimin tonë të mbrëmshëm për të ndarë vizionin, idetë dhe përkushtimin tonë. Diskutuam ide konkrete, dëgjuam shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve, dhe u frymëzuam nga dëshira për një Kosovë ku mundësitë janë për të gjithë. Aleanca krah teje”, tha ai.


















