Haradinaj: Faleminderit që po bashkoheni çdo ditë me Kosovën Fituese

E publikuar: 15/01/2025 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në NATO dhe trefishimin e buxhetit për bujqësi.

Haradinaj u zotua për transformim rrënjësor përmes investimeve të mëdha në sektorin bujqësor dhe atë turistik.

“Qeveria aktuale e ka katandisur vendin, duke dëmtuar ekonominë dhe goditur bizneset. Papunësia po rritet, rinia po largohet, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të padurueshme.” – deklaroi ish-kryeministri, duke prezantuar alternativën e tij për qeverisje.