Haradinaj emëron edhe një tjetër zv/ministër!

E publikuar: 23/11/2017 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Idriz Selmanaj është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, duke u bërë kështu i 64-ti i emëruar në këtë post nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në përgjegjësi atij i është lënë menaxhimi i aktiviteteve në fushat e përcaktuara në ministri dhe natyrisht zëvendësimi i minstrit kur mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë punën e tij.