Haradinaj e quan Kurtin te paskrupullt: Sigurimi i librave, një luftë e vërtetë për prindërit

E publikuar: 29/08/2023 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të paskrupullt kryeministrin Albin Kurti. Ai ka thënë se sigurimi i librave nga prindërit do të jetë “luftë e vërtetë”, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit që ka mbajtur me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Haradinaj tha se jo gjithmonë ka pasur takime të lehta e të mira me të.

“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtoj takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së, tha se ekziston mundësia që prindërit të mos i blejnë librat për shkak të vështirësive financiare e se ka komuna në vend që nuk kanë librari.

“Si kryetar i qeverisë e kam respektuar misionin e sindikatës, sot i gëzojmë disa të arritura, u fol për stazhin e mësimdhënësve. Sot kam ardh me dy qëllime; së pari të mësoj edhe më afër se si është gjendja tani me tekstet për shkak se informata që ne i kemi marr janë mjaftë shqetësuese. Për prindërit do të jetë një luftë e vërtet për t’i siguruar këto tekste. Shumë prind janë në vështirësi ekonomike dhe financiare dhe munden mos me i pas prioritet tekstet, munden mi shpenzua edhe në kërkesa të tjera. Nuk ka librari në të gjitha komunat”, u shpreh Haradinaj, teksa e quajti Kurtin të pafytyrë.

“Nuk e kuptoj edhe një herë po e quaj ashtu pafytyrësinë e Kurtit e të ministres të paktën një kërkim falje Kosovës. Kosova i paguan ata që në pranverë me e kry çështjen e teksteve për vjeshtë. Ata janë njerëz të paskrupullt, pa keqardhje dalin edhe tallen me të gjithë”, u shpreh Haradinaj.