Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke u fshehur dhe ikur nga çdo përgjegjësi, raporton Ekonomia Online.Ai ka thënë se Kurti është duke u fshehur edhe nga Amerika.“Konstatoj që kemi një ikje dhe fshehje nga Kryeministri Kurti.
Sot kemi para nesh një udhëheqës që ka zgjedhur këto dyja. Po ikë prej njerëzve që i kanë besuar ndër vite, prej njerëzve që shpresojnë e presin prej tij një kauzë të drejtë në raport me Serbinë”.“Vetëvendosje nuk e di më a e kupton liderin e vet.
Kam bindjen që po fshehët edhe nga opozita e sotme të cilën e ka konsideruar deri më sot si të dëmshme. Sot na raportoj për një numër të madh të marrëveshje paraprake si të ishte zëdhënës”.“Prej kujt tjetër po fshihet mos edhe prej Serbisë, a mundet që kryeministri të fshihet prej aleatëve të tij ndërkombëtar që e kanë sjellë në pushtet. A ka mundësi që kryeministri ynë po fshihet prej Amerikës”.


















