Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.
Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deri tani vetëm Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërkaq lidhur me vendimin e dy liderëve tjerë opozitarë, Abdixhikut dhe Krasniqit, do të mbeteni të informuar në lajmet në përditësim.