Haradinaj e mirëpret arritjen e marrëveshjes për targat: Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje

E publikuar: 23/11/2022 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që tani duhet të përmbyllet edhe marrëveshja për njohje me lidership amerikan, njofton Klankosova.tv

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.