Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, duket se nuk do t’i shkojnë nesër në konak Ramiz Kelmendit për te diskutuar rreth demarkacionit.
Haradinaj e Limaj bojkotimin e këtij takim kanë thënë se po e bëjnë për shkak të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale”, thuhet në njoftimin e përbashkët të dërguar mediave.
Ky është njoftimi i plotë i AAK e NISMA:
Sipas njoftimeve të mediave, në takimin e nesërm, që do të mbahej me iniciativë të deputetit Ramiz Kelmendi, do të marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi
Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësuesëve institucionalë.
Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale.
Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj.

















